Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ Pritet vetëm zyrtarizimi, Esat Mala firmos në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Pritet vetëm zyrtarizimi, Esat Mala firmos në Durrës
Esat Mala

Esat Mala do të jetë futbollisti më i ri i Teutës. Ditën e sotme, mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur me ekipin durrsak, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.

Kujtojmë që pak ditë më parë, 27-vjeçari njoftoi largimin nga Vllaznia, por siç është raportuar prej kohësh, Mala do të vazhdojë që të jetë në Superiore. Teuta ka bindur me projektin e saj ish-in e Partizanit.

Kështu, trajneri Edlir Tetova merr një tjetër lojtar cilësor në organikë. Më herët, kujtojmë se Teuta ka zyrtarizuar edhe afrimin e Abdurrahman Fangajt dhe Mmesoma Umejiego.

Përsa i përket situatës së Malës, pasditja e djeshme ka qenë mjaft intensive. Ndërsa akordi është arritur pas bisedave dypalëshe dhe sot, erdhi ajo që pritej, firma.

Poll

Lexo gjithashtu