E ardhmja e Christian Pulisic mbetet ende e pa qartë. Nga Italia dhe SHBA po qarkullojnë zëra për një kalim të mundshëm të mesfushorit të Milanit në MLS.
Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, Pulisic shihet si një lojtar kyç në projektin e ri të Milanit me trajnerin Amorin që e vlerëson shumë amerikanin. Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2027, por për momentin bisedimet për rinovimin e kontatës duket se kanë ngecur.
Nga Amerika raportohet se New York City ka hyrë në garë për shërbimet e 27-vjeçarit. Zërat thonë se klubi i ka ofruar lojtarit një kontratë të rëndësishme me pagë mbi 10 milionë euro në sezon dhe një marrëveshje afatgjatë pesëvjeçare. Për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare, ndërsa klubi kuqezi nuk dëshiron ta humbasë lehtësisht një nga elementët kryesorë të skuadrës.
