Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prej 8 ditësh me ekip të ri, Vllaznia kujtohet më në fund për Melos Bajramin (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Prej 8 ditësh me ekip të ri, Vllaznia kujtohet më në fund
Melos Bajrami

Klubi i Vllaznisë ka reaguar së fundmi për largimin e mbrojtësit Melos Bajrami. Edhe pse ky i fundit është prezantuar tek skuadra e re, Spartak Trnava në Sllovaki që më 16 qershor, lamtumira nga klubi shkodran i është dhënë sot.

Një vonesë jo e vogël nga Vllaznia, që në fund kujtohet për 24-vjeçarin. Kujtojmë se ky i fundit luajti dy sezone me fanellën kuqeblu, por marrëdhëniet me trajneri Edi Martini u “krisën” gjatë ndeshjeve “finale” të sezonit që lamë pas.

REAGIMI:

Faleminderit, Melos Bajrami! Pas dy sezoneve me fanellën kuqeblu, rrugëtimi i Melos Bajramit me Vllazninë mbyllet këtu. Me përkushtimin, seriozitetin dhe kontributin e tij në fushën e lojës, Melosi ishte pjesë e skuadrës sonë në një periudhë të rëndësishme për klubin.

KF Vllaznia e falënderon për gjithçka ka dhënë për këto ngjyra dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive dhe në çdo sfidë që e pret në të ardhmen. Faleminderit, Melos!

Poll

Lexo gjithashtu