Jasir Asani
Jasir Asani vazhdon që të jetë “joaktiv” në fushën e blertë. Edhe pse kontrata me klubin e Esteghlal FC përfundon në verën e vitit 2027, ai është larg Iranit për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme.
Kjo ka bërë që së fundmi, 31-vjeçari të “zbarkojë” në Tiranë. Është vetë Asani që ka publikuar foto në “InstaStory”, në një nga lokalet e kryeqytetit, duke kujtuar që jemi në “pikun” e merkatos.
Ende nuk dihet e ardhmja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, i cili mesa duket po shijon pushimet. Para disa javësh ishte vetë Asani që lajmëroi një transferim të mundshëm te Getafe në Spanjë, por deri tani asnjë lëvizje.
"InstaStory" i Jasir Asanit
Poll
