Gonçalo Ramos
Milan ka shfaqur ambicie të mëdha në merkato, duke dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Paris Saint-Germain për shërbimet e sulmuesit Gonçalo Ramos.
Sipas informacioneve më të fundit, bisedimet midis palëve janë tashmë në zhvillim e sipër. Milani është duke lëvizur me shpejtësi për të siguruar futbollistin, pasi ka dërguar tashmë një propozim konkret edhe te përfaqësuesit e lojtarit, përfshirë agjentin Jorge Mendes.
Megjithatë, gara për Ramos pritet të jetë e nxehtë, pasi në garë për të janë edhe klube të tjera të interesuara. Mbetet për t'u parë nëse "Kuqezinjtë" do të arrijnë të mbyllin marrëveshjen me PSG-në dhe të bindin sulmuesin për transferimin në Itali.
Poll
