Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ 1 vit e gjysmë jashtë fushave të blerta, Vllaznia transferon Latifin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 1 vit e gjysmë jashtë fushave të blerta, Vllaznia
VLLAZNIA

Fatbardh Latifi është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën me Trepça 89’ në Ligën e Parë të Kosovës, për të nisur një rrugëtim të ri në Shkodër.

Me klubin e ri, Latifi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, por ekziston edhe opsioni i rinovimit edhe për një tjetër vit. 27-vjeçari ka luajtur në Kosovë për ekipe si Ramiz Sadiku, Llapi, FC A&N dhe së fundmi Trepça.

Nga viti 2018 deri në atë 2020, është aktivizuar në Spanjë me AD Alcorcon B dhe Flat Earth FC. Nga korriku i 2020-ës deri në gusht të 2021-shit dhe nga janari i 2023-shit deri në gusht të po atij viti, ai ka qenë pa ekip, duke bërë “pauz” në futboll.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu