Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ U largua nga Vllaznia me hatërmbetje, Ardit Krymi firmos në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ U largua nga Vllaznia me hatërmbetje, Ardit Krymi firmos në
Ardit Krymi

Ardit Krymi e ka zgjidhur shumë shpejt të ardhmen e tij, pak ditë pasi u njoftua largimi nga Vllaznia.

Siç është raportuar më herët në media, mesfushori ka gjetur akordin me Tiranën, ndërsa pak minuta më parë, ai është parë duke dalë nga ambientet e klubit bardheblu dhe pikërisht sot ka ardhur edhe firma me kryeqytetasit.

Në këtë mënyrë, kalimi i Krymit te bardheblutë e kryeqytetit shënon një “goditje” të madhe për skuadrën dhe sidomos për trajnerin e ri Dean Klarufic.

Kujtojmë se 30-vjeçari pati një reagim të gjatë në postimin për largimin nga shkodranët, ku u shpreh se pakënaqësitë e shumta e çuan drejt divorcit.

Poll

Lexo gjithashtu