Vllaznia
Vetëm para disa minutash, klubi i Vllaznisë ka njoftuar në rrjetet sociale marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të djathtë Bruno Brajkovic.
25-vjeçari kroat vjen nga ekipi i Croat. Zmijavci, ndërsa ka luajtur me moshat e përfaqësueses ballkanase deri në U-20. Ky përforcim, vjen në trajtën e “asistit” për trajnerin Edi Martini dhe problematikat në prapavijë.
Tashmë, kuqeblutë kanë më shumë opsione në fazën defensive. Përveç karakteristikave në mbulim, Brajkovic është i shpejtë në krahë dhe mund të kontribojë me krosime drejt sulmuesve.
Poll
