Dinamo dhe Bekim Maliqi janë shumë pranë zgjatjes së bashkëpunimit, edhe për dy sezonet e ardhshme.
Burimet për Newsport.al raportojnë se mbrojtësi i krahut të djathtë ka pranuar të hedhë firmën mbi kontratë për të qëndruar tek kryeqytetasit, pasi ajo aktuale i përfundonte në fundin e muajit qershor.
Në këtë mënyrë, 24-vjeçari pritet të jetë pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Ilir Daja për edicionin e ri 2026/27. Në këto momente, i riu nga Podujeva ndodhet në Kosovë pasi vijon me rikuperimin nga dëmtimi dhe do të rikthehet në shtator për të qenë plotësisht i gatshëm për dinamovitët.
Kujtojmë se Maliqi përpara se të transferohej te Dinamo, ka qenë pjesë e Erzenit, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellën e Llapit, FC Phoenix, Besa Pejë dhe Feronikelit në Superligën e Kosovës. /Nikoll RAJTA/
