Ekipi i Vllaznisë
Gjithçka është finalizuar, qendërmbrojtësi Melos Bajrami ka firmosur me kuqezinjtë e Spartak Trnava në Sllovaki. Ky kalim ka ardhur me parametra zero, ndërsa vlera e lojtarit sipas “Transfermarkt” është 250 mijë euro.
Kuotë e konsiderushme e “humbur” nga klubi shkodranë, nëse do ia kishin të dalë të rinovonin dhe më pas të negocionin me palët e interesuara.
24-vjeçari ishte titullar te Vllaznia në edicionin që lamë pas, por tashmë kjo “tablo” i përket të shkuarës. Përveç skuadrës kuqeblu, Bajrami ka veshur edhe fanelën e Skënderbeut në sezonin 2021-2022.
View this post on Instagram
Poll
