Vetëm pak minuta më parë, Egnatia ka njohur kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League. Shorti i ka vënë kampionët e Shqipërisë përballë moldavëve të FC Petrocub.
Mund të themi që fati këtë herë ishte në kampin rrogozhinas, pasi kampionët e Moldavisë ishin ekipi më i lehtë në letër që mund të shortoheshin.
Edhe pse sezonin e shkuar Petrocub mori pjesë në grupin e UEFA Conference League, nuk shihet si një kundërshtar me diferencë të madhe nga Egnatia. Klubi në fjalë ka fituar dy tituj kampionë në Moldavi dhe dy Kupa.
Ndërkohë që vlera totale ekipit të Petrocub është 4.76 milionë euro. Ndërkohë që Egnatia vlerësohet në “Transfermarkt” me 6.23 milionë euro, diferencë e konsiderueshmë nga kundërshtarët.
