Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Tjetër "firo" nga Teuta, klubi largon ish-in e bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tjetër "firo" nga Teuta, klubi largon ish-in e
Teuta

Teuta sapo ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Albi Dokën. Ky është vendimi që është marrë mes palëve dhe që bëhet tashmë e ditur përmes këtij komunikimi në rrjetet sociale.

"E falenderojmë Albin për kontributin e tij në ekipin tonë dhe i urojmë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës së tij. Faleminderit Albi", shkruajnë "blutë". 

Me Teutën, mbrojtësi i krahut të djathtë mori pjesë në vetëm 7 ndeshje këtë sezon në "Abissnet Superiore", ndërsa më parë anësori 28-vjeçari ka qenë pjesë e Skënderbeut, Ujpestit dhe Honved në Hungari si dhe në Kroaci me HNK Gorica.

Fillesat e tij në karrierë, Doka i ka patur me klubin e Tiranës, duke qenë protagonist me bardheblutë me tre tituj të fituar, mes të cilave një kampionat.  

Poll

Lexo gjithashtu