Herald Marku
Vllaznia ka bërë një tjetër goditje në merkato, pasi kanë siguruar tashmë edhe firmën me mesfushorin Herald Marku.
Siç raportojnë burimet për Newsport.al, futbollisti ka firmosur tashmë “të zezën mbi të bardhë” dhe do të jetë pjesë e kuqebluve duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2026/27 e deri në verën e vitit të ardhshëm, pra 1 vit kontratë.
Ajo çfarë mbetet është vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit shkodran për ta bërë fakt të kryer rikthimin në Shkodër të 30-vjeçarit, njoftim ky që mund të vijë në orët në vijim.
Për trajnerin Edi Martini, ardhja e Markut do të shënonte një tjetër "katapultim" të cilësive në mesin e fushës, shtuar këtu dhe largimet e lajmëruara në këtë kamp. /Nikoll RAJTA/
Poll

