Kylian Mbappe
Në një prononcim të radhës, sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe ka folur për mediat, duke hedhur më shumë “dritë” për pikën e tij të dobët te “Gjelat”, e cila vjen në formë autokritike.
“Duhet të bëjë me shumë edhe në aspketin mbrojtës. Është e rëndësishme për ekipin dhe duhet ta bëjë. Kjo do të nis në këtë Kupë Bote, sepse ne duhet ta fitojmë”, është shprehur Mbappe.
Është hera e parë që 27-vjeçari “ul hundën” dhe e pranon gabimin. Franca do e nis rrugëtimin në Botërorin 2026 kundër Senegalit nesër në mbrëmje, ndërsa ndodhet në Grupin I, aty ku gjenden edhe Norvegjia e Iraku.
Në edicionin e fundit, transalpinët i shkuan shumë pranë suksesit, por u mposhtën në finalen ndaj Argjentinës.
Poll
