Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Ndryshime në ekip, tre largime të menjëhershme nga ekipi i Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ndryshime në ekip, tre largime të menjëhershme nga ekipi
Kategoria e Parë

Klubi i Sopoti ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me tre lojtarë të ekipit. Klubi ka falenderuar futbollistët për kontributin e dhënë dhe u ka uruar suksese në karrierën e tyre të mëtejshme sportive.

Lojtarët të cilët largohen nga ekipi janë Serxhio Tabaku, Erlind Qehaja, Olatunde Ayomitomiwa Ayoola⁠. Sulmuesi Tabaku ka luaj vetëm 9 ndeshje me ekipin nga Librazhdi duke mos shënuar asnjë gol teksa më herët ka luajtur dhe për ekipe si Kukësi, Luzi, Lushnja, Luftëtari.

Për mesfushorin 22-vjeçar Qehaja që ka dalur nga akademia e Tiranës nuk ka pasur shumë minuta të rezervuara për të me vetëm 2 paraqitje, në listën e të “padëshiruarve” ishte dhe nigeriani Ayoola.

Këto lëvizje vijnë si pjesë e ndryshimeve në strukturën e ekipit të Sopotit. Klubi i uron lojtarëve suksese të më tejshmë në karrierën e tyre.

ZYRTARE/ Ndryshime në ekip, tre largime të menjëhershme nga ekipi
Serxhio Tabaku
ZYRTARE/ Ndryshime në ekip, tre largime të menjëhershme nga ekipi
Erlind Qehaja
ZYRTARE/ Ndryshime në ekip, tre largime të menjëhershme nga ekipi
Olatunde Ayomitomiwa Ayoola

 

Poll

Lexo gjithashtu