Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ “Ka qenë një nder i madh të përfaqësoja Elbasanin”, sulmuesi NJOFTON largimin nga verdheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Ka qenë një nder i madh të përfaqësoja
Elbasani

Karim Loukili ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij me klubin e Elbasanit. Është vetë sulmuesi i cili e ka njoftuar këtë vendim përmes një postimi të bërë publik pak minuta më parë, ku i drejtohet tifozëve verdheblu.

"Të dashur tifozë të Elbasanit. Kohës time këtu i ka ardhur fundi. Dua t’i falenderoj të gjithë për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për dashurinë që keni treguar për mua përgjatë qëndrimit tim në klub. Ka qenë një nder i madh për mua të vishja këtë fanellë dhe të përfaqësoja Elbasanin. Do t’u jem gjithmonë mirënjohës për kujtimet dhe pasionin. Faleminderit”, shkruan anësori.

Këtë edicion të Superiores, Loukili zhvilloi gjithsej 38 paraqitje, mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, ku shënoi 4 gola dhe dhuroi 9 asiste. 29-vjeçari kaloi te nënkampionët sezonin e kaluar si futbollist i lirë, pas eksperiencës së fundit me holandezët e TOP Oss.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu