Bruno Dita
Bruno Dita do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Dinamos. Kapiteni dinamovit dhe klubi kryeqytetas kanë rënë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.
“Kemi kënaqësinë të bëjmë me dije se Bruno Dita ka rinovuar kontratën me klubin tonë”, shkruan ndër të tjera klubi i Dinamos. Ndërsa vetë futbollisti ka firmosur kontratë 1-vjeçare, por duke pasur edhe të drejtën për të ushtruar “opsionin” e rinovimit edhe për një tjetër sezon.
Kujtojmë që 33-vjeçari është një “prodhim” i Dinamos. Ndërsa gjatë karrierës së tij, Dita ka luajtur edhe për ekipe si Besa e Kavajës, Teuta, Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës.
View this post on Instagram
Poll
