Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Largim “rrufe” nga klubi i Teutës, 32-vjeçari e mbyll papritur me durrsakët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Largim “rrufe” nga klubi i Teutës, 32-vjeçari e
Teuta

Mark Dodaj nuk do të jetë më pjesë e klubit të Teutës. Përgatitësi atletik ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me durrsakët, ndërsa është vetë Teuta që e ka njoftuar diçka të tillë në rrjetet sociale.

“KF Teuta e falënderon Mark Dodajn për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me ekipin tonë, si dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale dhe në çdo angazhim të ardhshëm”, shkruan ndër të tjera klubi durrsak.

Kujtojmë se rolin e përgatitësit atletik, 32-vjeçari e ka mbajtur më parë edhe te Kombëtarja shqiptare U21. Ndërsa si futbollist, Dodaj ka luajtur me ekipe si Vllaznia U19, Kastrioti, Tërbuni dhe Burreli.

Poll

Lexo gjithashtu