Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia ia bën "shah-mat" Egnatias për titullin? Rikthimi i Ilir Dajës te Dinamo i fut "ethet" rrogozhinasve

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia ia bën "shah-mat" Egnatias për titullin? Rikthimi i
Egnatia - Ilir Daja - Vllaznia

Verdikti i fundit në Superiore do të shkruhet pikërisht të dielën, aty ku Egnatia do të presë Dinamon në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa Vllaznia do të sfidojë Elbasanin në “Air Albania”.

Të dyja këto përballje do të luhen në të njëjtën orë, 19:00, çfarë e bën akoma dhe më interesante garën se kush do të shpallet kampion në këtë edicion të kampionatit shqiptar.

Sa i përket kryeqytetasve, një lajm i mirë mund të quhet rikthimi i Ilir Dajës në stol, pezullimi i të cilit është “kopsitur” me përfundimin e dy ndeshjeve të para, aq sa e përcaktonte edhe vendimi i disiplinës.

Edhe pse janë jashtë garës për titullin, duke njohur temparamentin dhe strategjinë e Dajës, kuptojmë se Dinamo do të hidhet në fushën e lojës për të bërë maksimumin, pavarësisht se kë ka përballë. Edhe zëvendës-trajneri i bluve, Glen Daja konfirmoi pikërisht këtë që çdo ndeshje quhet finale dhe në respekt të fanellës, do të bëhet më e mira e mundshme për ta mbyllur sa më pozitivisht.

Një shenjë kjo e mirë për shkodranët, e veçanërisht presidentin Alban Xhaferi i cili deklaroi pak ditë më parë se presin që kundërshtarët të respektojnë garën, e me këtë rast të frenojnë Egnatian nga trofeu i tretë në histori.  

Poll

Lexo gjithashtu