Orges Shehi, ©KF Tirana
Orges Shehi dhe Tirana nuk do të vijojnë më bashkëpunimin mes tyre për sezonin e ardhshëm. Burimet për mediat raportojnë se mes trajnerit dhe kryeqytetasve nuk është gjetur gjuha e përbashkët për vazhdimësinë e projektit, çfarë ka bërë që palët të ndajnë rrugët.
Mësohet se termat e kontratës së ofruar si dhe qasja që do të ndiqet në merkato nuk kanë bindur durrsakun që të vendosë përfundimisht për largim.
Për Shehin ekziston një interesim konkret nga Superliga e Kosovës, aty ku flitet se Prishtina i ka ofruar një projekt ambicioz si dhe një kontratë të majme.
Poll
