Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia e vajzave i hapi "rrugën" drejt lavdisë, shkodranët me motiv "ekstra" për të mposhtur Elbasanin në ndeshjen finale

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia e vajzave i hapi "rrugën" drejt lavdisë,
Vllaznia

A do të vijë titulli në Shkodër pas 25 vitesh mungesë? A do të jetë në gjendje Vllaznia të përsërisë të njëjtin “skenar” si skuadra e vajzave që ia doli të shpallej kampione pas fitores 2-0 përballë Apolonisë?

Këto janë disa prej dilemave që jetojnë momentalisht në kampin kuqeblu, kur dimë që të dielën do të luhet një ndeshje “jetike” përballë Elbasanit në stadiumin “Air Albania”, prej orës 19:00.

Në një duel të tillë nuk mund të tolerohen më gabimet e së shkuarës, ndaj dhe “djemtë” e Edi Martinit duhet t’i masin mirë hapat nëse duan të “prenotojnë” kurorën e kampionatit.

E nëse Vllaznia e vajzave nuk njohu askënd në llogaritë e saj për titull, ajo e djemve i duhet të marrë më shumë “zemër” për të përsëritur të njëjtin triumf “fotokopje”.

Vllaznia, kampione e Shqipërisë në dy kategori të ndryshme? Ndoshta tifozët shkodranë kanë të drejtë të ëndërrojnë.

Poll

Lexo gjithashtu