Ish-trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja është prononcuar për “ORA News”, duke hedhur më shumë “dritë” për të ardhmen. Edhe pse nuk u mbyll aventura siç duhej te “Demat e Kuq”, Kërnaja i mori kryeqytetasit nga vendet e fundit të tabelës dhe i futi në “valle” për Evropën.
“Falë Zotit kam një eksperiencë të madhe, kam 14 vite, nga Veriu deri në Jug si trajner. Besoj jemi në pritje, të shohim se si do të shkoj. Nga java që vjen do jem me ndonjë lajm.
Kam vuajtur shumë që të ngrihem dhe nuk dua të zbres më poshtë, presim për lart. Po po, unë bashkë me stafin tim kemi vuajtur për të qëndruar në Superiore. Me gjithë respektin për ekipet e vogla, Superiorja është pjacë tjetër dhe dëshirojmë të qëndrojmë aty”, u shpreh Kërnaja.
