Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

EKSKLUZIVE/ Tjetër “firo” nga Flamurtari, ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Dinamos e mbyll me vlonjatët

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Tjetër “firo” nga Flamurtari, ish-mbrojtësi i
Flamurtari

Stivian Jaku do të largohet nga Flamurtari. Burime për “Newsport.al” raportojnë se qendërmbrojtësi vlonjat me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij me klubin vlonjat, ndërsa kontrata i skadon vetëm pas disa ditësh, konkretisht më 31 maj.

Asnjë prej palëve nuk ka shfaqur interes për të vijuar bashkëpunimin. Edhe pse e ka nisur karrierën te Delvina, Janku “bujën” e bëri me ekipin e Partizanit, ndërsa më pas vijoi kalvarin me Luftëtarin, Bylis, Egnatian, Dinamon, Feronikelin (Kosovë) dhe tashmë është pranë mbylljes së kapitullit me Flamurtarin.

Arritja më e madhe profesionale e 28-vjeçarit përkon me edicionin 2023-2024, ku u shpall kampion te Egnatia në Superiore. Ky largim i mundshëm me parametra zero, vjen në trajtën e “ndihmës” për ekipet e Superiores, të cilat mund të tentojnë për ta marrë në gjirin e tyre.

Stivian Janku e ka bërë debutimin me Kombëtaren në vitin 2022, miqësorja ndaj Katarit, tregues i një “CV” të pasur.   

EKSKLUZIVE/ Tjetër “firo” nga Flamurtari, ish-mbrojtësi i
Stivian Jaku

 

Poll

Lexo gjithashtu