Logoja e Partizanit dhe punimet në "Arena e Demave"
Sezoni i ardhshëm pritet ta gjejë Partizanin me ndryshime të rëndësishme. Krahas lëvizjeve në merkato si dhe për gjetjen e trajnerit të ri, “Të Kuqtë” po vijojnë gjithashtu me punimet për fushën e re në stadiumin “Arena e Demave”, aty ku skuadra do t'i zhvillojë ndeshjet e radhës në një bar natyral.
Krahas kësaj, kryeqytetasit do të nisin dhe me dy qendrat stërvitore pranë, teksa do të zhvendosen tek “Shtëpia e Futbollit” për stërvitje deri në nisjen e fazës së re përgatitore.
Nuk përjashtohet mundësia që përgatitjet te Partizani të zhvillohen edhe jashtë vendit.
VIdeo Credits:©Mantho Prokopi
Poll
