Champions League, Serie A dhe Mario Mitaj
Raportimet e fundit që vijnë nga mediat italiane janë “bombastike”. Përtej Adriatikut, thuhet se mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj është shumë pranë transferimit te ekipi i Romës.
Trajneri Gasperini po shtyn që marrëveshja të finalizohet sa më shpejtë. Klubi kryeqytetas është gati të paguaj 10 milionë euro te Al-Ittihad, të cilët zotërojnë kartonin e shqiptarit.
Intreresante është se Roma do të luaj sezonin e ardhshëm në Champion League, çka do të thotë se për Mitaj do të jetë shansi i madh për të treguar veten në kompeticionin më elitar për klube në kontinentin e vjetër.
Mbrojtësi i majtë është 22 vjeç dhe vlen 5.5 milionë euro sipas “Transfermarkt”, kurse me Kombëtaren numëron 30 prezenca.
Poll
