Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prova e "jetës" ndaj Vllaznisë për misionin Superiore, drejtori sportiv Elton Guranjaku e pranon: Shanset i kemi të pakta, por Elbasani ka në dorë vetëm të...

Shkruar nga NEWSPORT
Prova e "jetës" ndaj Vllaznisë për misionin Superiore,
Elton Guranjaku dhe Elbasani

Elbasani do të përballet me Vllazninë, në ndeshjen finale dhe atë më përcaktuese për titullin kampion në këtë edicion 2025-26 të "Abissnet Superiore". Këtë sfidë, verdheblutë do ta zhvillojnë të dielën në stadiumin "Air Albania", takim që do të nisë në orën 19:00.

Pak ditë para këtij dueli vendimtar, ka folur dhe drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku për emisionin "Sport News" në News24, ku ka prekur garën e hapur mes tre skuadrave, si dhe situatën me rinovimet si plan paraprak për përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Sa janë shanset për Elbasanin, ndërkohë që paralelisht luan dhe Egnatia me Dinamon? - "Shanset janë, nuk është se nuk janë, janë edhe për Vllazninë. Por e thashë që e para të bëjmë mirë ne, se po nuk bëmë mirë, e kotë të shohim çfarë ndodh. Shanset janë të pakta pasi dihet se Egnatia e ka në dorë vetë titullin në këto momente. Elbasani ka në dorë vetëm të luajë mirë, të bëjmë ndeshje sa më korrekte me Vllazninë, të jemi në formën e duhur dhe të fitojmë. Pastaj se çfarë ndodh me Dinamon e Egnatian mund ta shohim në fund se nuk është në dorën tonë. E kishim në dorë, e humbëm këtë shans dhe tani thjesht presim."

Një pjesë e lojtarëve, përfshi titullarët, janë në fundin e kontratës. Si po merreni me këtë çështje? - "Normale që po merremi me rinovimet. Por të them të drejtën lojtarët tanë, pas një viti që është shumë i suksesshëm edhe për lojtarët, kanë rritur kërkesat e tyre dhe normalisht presin shumë më shumë se sa kanë pasur këtë vit. Por Elbasani të them të drejtën ka një buxhet të limituar, nuk është pa limit. Do bisedojmë, por nuk mund të arrijmë dot ato nivele që ndoshta disa klube të tjera mund t’i arrijnë. Ndërsa ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë, me buxhetin që kemi. Nëse nuk arrijmë dakordësinë me këta, do arrijmë me të tjerë, siç kemi bërë në sezone të tjera."

Objektivi për sezonin e ardhshëm, paraqitjet në kupat e Europës? - "E para unë personalisht kam filluar të mendoj për skuadrën e sezonit që vjen që tani. Ka disa kohë që fillova të mendoj. E sigurt është që do jemi prapë dinjitozë në kampionat dhe e sigurt që do jemi lart duke luftuar për vendet e para. Ndërsa për Kupat e Europës, personalisht mendoj që kalimi i turit të parë do të ishte minimalja që të kishim si objektiv. Pra të paktën të jetë skuadra gati dhe kalimi i turit të parë të jetë minimalja për klubin tonë."

Poll

Lexo gjithashtu