Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U dërgua në tribunë, mesfushori i Partizanit “shkrihet” së qeshuri me shkarkimin e Oltijon Kërnajës

Shkruar nga NEWSPORT
U dërgua në tribunë, mesfushori i Partizanit
Ilustrim: Oltijon Kërnaja - FK Partizani

Partizani njoftoi pak minuta më parë, shkarkimin nga detyra të trajnerit Oltijon Kërnaja. Një vendim i papritur duke ditur pozitat e të kuqve, luftën për “Final Four” dhe kohën, në 3 javët e fundit të kampionatit.

Megjithatë, nga kampi i kuq ka edhe lojtarë që janë gëzuar për këtë shkarkim. Ai është mesfushori Adnard Mehmeti, i cili nuk preferohej aspak nga Kërnaja, pasi “transferohej” nga stoli në tribunë dhe anasjellas.

Vetë mesfushori në një postim të “Newsport.al” mbi Oltijon Kërnajën, ka reaguar me “emoji” e të qeshurës. Duket se shkarkimi i teknikut tropojan ka sjellë lumturi te 25-vjeçari, i cili tashmë ka shpresa të marrë minuta.

U dërgua në tribunë, mesfushori i Partizanit
Reagimi i Adnard Mehmetit

 

Poll

Lexo gjithashtu