Trimror Selimi
Pas përfundimit të kontratës me Deçiçin e Tuzit në Malin e Zi, sulmuesi i majtë Trimror Selimi ka gjetur klub të ri. 26-vjeçari shqiptar i Kosovës është transferuar te rivalët e OFK Petrovac, po në Malin e Zi.
OFK Petrovac e ka treguar shpeshë se është klub pro-serb, e ku para disa ditësh, skuadrën e Ballkanit si opsion të mundshëm për t’u përballur në Conference League, nuk i vendosi flamurin e Kosovës, ndryshe nga sa veproi me kundërshtarët e tjerë.
Përsa i takon karrierës së lojtarit Trimror Selimi, ka dalë nga akademia e kryeqytetasve të Prishtinës, ndërsa ka luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës, konkretisht sezoni 2024-2025.
View this post on Instagram
Poll
