Vedat Muriqi është futbollisti më i ri i Fenerbahce. Sulmuesi 32-vjeçar vendosi që të largohej nga Mallorca, për t’u rikthyer në Superligën turke sërish me klubin “verdheblu” të Stambollit.
Për të siguruar shërbimet e tij, klubi nga Stambolli ka shpenzuar jo pak, por 15 milionë euro. Ndërsa në vijim pritet të jepen detaje edhe për kontratën që sulmuesi i Kosovës do të firmosë.
Kujtojmë se 32-vjeçari e ka nisur karrierën e tij te Liria e Prizrenit. Ndërsa më vonë, Muriqi ka luajtur për ekipe si Teuta, Besa e Kavajës, Giresunspor, Gencelbirligi, Rizespor, Fenerbahce, Lazio dhe së fundmi Mallorca.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Futbollisti Vedat Muriqi, me të cilin klubi ynë ka arritur një marrëveshje në parim, do të mbërrijë këtë mbrëmje në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të përfunduar fazën e fundit të bisedimeve për transferimin.
Aeroplani që transporton Vedat Muriqin do të ulet sonte në orën 21:00 në Terminalin e Fluturimeve Ndërkombëtare të Aeroportit ‘Sabiha Gokçen International Airport’. E bëjmë këtë njoftim për dijeni të opinionit publik.
View this post on Instagram
