Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

"Finalet duhet të dish si ti përballosh", Luis Enrique ka gati formulën fituese përballë Arsenalit: Ne jemi kampionët në fuqi, kush luan më bukur do të...

Shkruar nga NEWSPORT
"Finalet duhet të dish si ti përballosh", Luis Enrique ka
Luis Enrique

Paris Saint Germain do të luajë finalen e dytë radhazi këtë pasdite, teksa këtë herë në fushën e lojës do të gjejë Arsenalin me një status krejt të veçantë.

Edhe pse në këtë takim vijnë si favoritë, trajneri i parizienëve, Luis Enrique shprehet me vlerësimin maksimal për kundërshtarin, ndërsa shtoi se në finale të këtij niveli duhet shfrytëzuar edhe detaji më i vogël për të bërë diferencën.

“Nuk surprizohem që ata fituan Premier League-n, e kanë merituar. Kanë patur vazhdimësi, janë ekipi më i mirë në Angli dhe ju mund ta dalloni qartë se çfarë ekipi kanë ndërtuar.

Finalet janë gjithmonë të vështira dhe nuk besoj se ka favoritë. Gjithmonë do të ketë vend për tensione dhe do të duhet si ti përballosh, pasi është thelbësore”, tha Enrique.

Po ashtu, spanjolli foli dhe për gjithë rrugëtimin ku tregoi se ajo fitore 5-4 përballë Bayernit i ka pëlqyer më shumë, teksa rreth idesë nëse rrëmben trofeun e dytë radhazi të kupës veshgjatë, Luis Enrique nuk pati shumë dilema.

“Është ndjesi po kaq madhështore sesa motivimi për të fituar të parën. Ne jemi kampionët në fuqi, presim një finale të madhe. Ekipi që luan futbollin më të bukur do të fitojë”, përmbylli trajneri i PSG-së.

Poll

Lexo gjithashtu