Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Të gjithë sytë drejt finales së madhe të Budapestit, PSG - Arsenal garantojnë spektakël

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë sytë drejt finales së madhe të Budapestit,
Finalja e Champions League, PSG - Arsenal

Paris Saint-Germain dhe Arsenal do të përballen ditën e sotme në finalen e madhe të UEFA Champions League. Sfida e përcaktuar për t’u zhvilluar stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit do të nisë prej orës 18:00.

Parizienët vijnë në këtë përballje si kampionët në fuqi, ndaj dhe do hidhen në fushën e lojës për të përsëritur të njëjtin sukses si në edicionin e kaluar, kur mposhtën në finale Interin.

Në radhët e “Topçinjve”, kërkesa për t’i marrë maksimumin kësaj finaleje rritet edhe më shumë për shkak të ecurisë që kanë zhvilluar përgjatë sezonit, duke mos e njohur aspak humbjen në të gjitha përballjet në këtë kompeticion.

Për trajneri e francezëve, Luis Enriquen, priten dy rikthime të rëndësishme si sulmuesi Ousmane Dembele dhe mbrojtësi Achraf Hakimi të cilët kanë lënë pas dëmtimet dhe janë maksimalisht të gatshëm. Sakaq, te londinezët e vetmja mungesë do të jetë ajo e mbrojtësit Ben White.

Ndeshja pritet të dhurojë emocione të shumta dhe spektakli është mëse i garantuar për një finale që pritej kaq shumë e ku 90 minutat do të dhurojnë një duel të zjarrtë.

Poll

Lexo gjithashtu