Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Lëvizje “rrufe” 3 ditë para duelit të titullit, klubi i Superiores EMËRON trajnerin e sezonit të ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lëvizje “rrufe” 3 ditë para duelit të
Bekim Balaj - Thomas Brdaric - Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic do të vazhdojë që të jetë pjesë e Elbasanit. Klubi i Superiores ka njoftuar rinovimin e kontratës me teknikun serb deri në verën e vitit 2027, duke “shuar” zërat e largimit.

“AF Elbasani njofton rinovimin e marrëveshjes me trajnerin Ivan Gvozdenovic duke konfirmuar vazhdimin e projektit edhe për sezonin e ardhshëm.

Ky vendim pasqyron besimin e klubit te puna, vizioni dhe profesionalizmi i stafit teknik, si dhe synimin për të ndërtuar mbi bazat e krijuara deri më tani”, shkruan klubi i Superiores.

Kujtojmë që 47-vjeçari serb e mori drejtimin e Elbasanit në dhjetor të vitit 2024. Deri më tani, Gvozdenovic i ka drejtuar “verdheblutë” në 66 ndeshje, duke marrë 28 fitore, 21 barazime dhe 17 humbje.

Ndërkohë që të dielën e 31 majit, Elbasani do të luajë “finale” titulli përballë Elbasanit. Megjithatë, nuk mjafton vetëm fitorja e tyre, pasi duhet që Egnatia të lërë pikë përballë Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu