Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Ka luajtur me përfaqësuesen amerikano-latine, përgatitet rikthimi i befasishëm i sulmuesit në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Ka luajtur me përfaqësuesen amerikano-latine,
Superiore

Burime për media, bëjnë të ditur se sulmuesi kostarikan Jurguens Montenegro është shumë pranë transferimit te ekipi i Egntias. Për 25-vjeçarin, do të rezultonte rikthim në Superiore, pasi ka luajtur në vitin 2024 te skuadra rrogozhinase, e ku fitoi titullin kampion, sikurse Kupën e Shqipërsë.

Montenegro, aktualisht ka mbetur pa klub (vlen 300 mijë euro sipas "Transfermarkt"), pasi është liruar nga ekipi Herediano (Kosta Rikë) çka do të thotë se për Egnatian do të ishte transferim ma parametra zero dhe më shumë opsione në fazën ofensive.

Protagonisti në fjalë është integruar edhe 5 ndeshje me kombëtaren e Kosta Rikës. Ndërsa ekipi rrogozhinas është shumë pranë titullit të 3-të radhazi, finalizimi i këtij transferimi, do të rezultoj “armë” shtesë për trajnerin Nevil Dede në vigjilje të Kupave të Evropës.    

Poll

Lexo gjithashtu