Tirana barazoi të shtunënë 1-1 me Teutën në Durrës, teksa penalltia me të cilën vendasit shënuan gol “tërboi” bardheblutë. Ajo solli shumë polemika, teksa këtë 11-metërsh e kanë analizuar edhe Bujar Pregja me Lirim Zallën në “Skaner” në MCN.
Sipas Pregjës, kontakt ka në gju dhe është arbitri i fushës që ka vlerësuar forcën e këtij kontakti, duke dhënë penallti. Në krahun tjetër, Lirim Zalla kundërshton vendimin e gjyqtarit Barjamaj, duke theksuar se kontakt ka, por nuk ishte 11-metërsh.
Bujar Pregja: Kontakt ka. Pastaj vlerësimin, sa dhe si ishte kontakti, sa ka influencuar ai kontakt te lojtari, e ka vlerësuar arbitri më mirë sesa ne. Është arbitri në fushë ai që është në distancë të afërt, ka një pamje të pastër. E vlerëson ai sa i fortë është kontakti mes mbrojtësit dhe sulmuesit. Përderisa e ka vlerësuar kontaktin e tillë, duke që ka kontakt. Për mua ka kontakt, duket që ka kontakt me gju.
Lirim Zalla: Kontakt ka, por për mua nuk është 11-metërsh.


