Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Më kanë telefonuar nga FSHF dhe...”, Rudi Vata zbulon të ardhmen e Roccos: Mund të vijë te Shqipëria, por problem është... Ernest Muçi

Shkruar nga NEWSPORT
“Më kanë telefonuar nga FSHF dhe...”, Rudi Vata zbulon
Rudi Vata, Rocco Vata & Ernest Muçi

I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, Rudi Vata ka zbuluar se është kontaktuar nga FSHF për të birin, Roccon. Vata ka thënë e ka folur në telefon me zyrtarin e FSHF-së, Tefik Osmanin, për të kuptuar më qartë qëndrimin e Rocco-s për një kalim të mundshëm te Kombëtarja shqiptare.

“Të jem i sinqertë, për herë të parë para 3 javësh isha në Londër dhe më ka marrë Tefik Osmani si përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit. Më ka pyetur për situatën e djalit dhe i kam thënë që dera është e hapur, për të folur dhe për të vendosur se cili është vendimi i duhur.

Megjithatë besoj se interesi për djalin tim nuk mund të jetë shumë i madh pasi është një Muçi në super formë, është Anis Mehmeti, këto janë fakte. Rocco është puro shqiptar, është i talentuar”, është shprehur Rudi Vata për situatën e të birit.

Poll

Lexo gjithashtu