Ndeshja e dytë e Grupit D midis vëndit organizator SHBA-së dhe Australisë u mbyll me fitoren e vëndasve. Sfida e luajtur në stadiumin “Lumen Field” në Seattle përfundoi në shifrat 2-0 .
Goli i parë u shënua në minutën 11-të nga një autogol i Cameron Burgess dhe në minutën e 43-të nga mbrojtësi Alex Freeman. Pjesa e dytë nisi “vrullshëm” nga të dy ekipet, me amerikanët që ishin më kërkues për të gjetur golin e tretë, ndërsa australianët nuk arritën dot të tregoni shkëlqimin e ndeshjes së parë me Turqinë.
Me këtë fitore amerikanët “blindojnë” vendin e parë në grup, ndërsa australianët do të kërkojën të sigurojnë kualifikimin në ndeshjen me Panamanë.
Autogoli i Cameron Burgess (SHBA 1-0 Australi)
Goli i Alex Freeman (SHBA 2-0 Australi)
