Pas emërimit të Oltijon Kërnajës si trajner, klubi i Flamurtarit ka nisur të “lëvizë gurët” edhe në kupolën drejtuese. Burime për “Newsport.al” raportojnë se kuqezinjtë kanë gjetur drejtorin e ri sportiv.
Atë rol te klubi vlonjat do ta marrë Fabjan Beqja. Ky i fundit i “jep duart” futbollit të luajtur në moshën 32-vjeçare dhe këtë herë rikthehet në Vlorë, por jo si lojtar, pasi do të marrë rolin e drejtorit sportiv.
Një lëvizje surprizë kjo nga klubi i Flamurtarit, duke ia besuar merkaton një ish-i. Përsa i përket karrierës së tij futbollistike, Beqja e ka nisur me Teutën, ndërsa më tej është aktivizuar me Besën, Gjilanin dhe Flamurtarin.
Durrsaku tashmë do të ketë një detyrë aspak të lehtë, për të krijuar organikën që do të rikthente Flamurtarin në elitën e futbollit shqiptar. /Nikoll RAJTA/
