Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ I përjashtuar me të kuq, por i motivuar maksimalisht në stërvitje! Ndihmësi duartroket, Kërnaja me fokus te Elbasani

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ I përjashtuar me të kuq, por i motivuar maksimalisht në
Oltijon Kërnaja dhe Rrok Toma

Partizani ka lënë pas humbjen 0-2 përballë Vllaznisë në kampionat, duke u fokusuar te ndeshja e radhës, ajo ndaj Elbasanit në transfertë, ditën e dielë.Një nga pengjet përballë shkodranëve, ishte kartoni i kuq për Oltijon Kërnajën.

Megjithatë, trajneri i të kuqve është shfaqur së fundmi mjaft i motivuar në seancën stërvitore. Krah ndihmësit të tij, Kushtrim Vokës i cili e duartroket punën e palodhur të Kërnajës, ky i fundit po i “injekton” ekipit dozat e fundit para duelit me Elbasanin.

Kujtojmë se “Demat” mbajnë vendin e katërt me 44 pikë, 1 më shumë se Dinamo e vendit të pestë. Një tjetër rezultat jopozitiv në kampionat, do të vendoste në pikëpyetje pozicionin e të kuqve në “Final Four”.

FOTOLAJM/ I përjashtuar me të kuq, por i motivuar maksimalisht në
Oltijon Kërnaja & Kushtrim Voka

 

Poll

Lexo gjithashtu