Gjermania bëri një nisje të jashtëzakonshme në Kupën e Botës, duke mposhtur me rezultatin e thellë 7-1 Kuraçaon, kjo sfidë e vlefshme për raundin e parë të grupit E.
“Pancerat” nuk treguan aspak “mëshirë” përballë një rivali modest, edhe pse këta të fundit i “lëkundën” jo pak me golin e barazimit. Plot 6 lojtarë që “tundën” rrjetën, ku spikati Kai Havertz me dopietën personale.
Në këtë mënyrë, Gjermania e Julian Nagelsmann barazoi rekordin e shënuar nga Italia e vitit 1934 kur fitoi 7-1 përballë SHBA-së. Po ashtu, gjermanët mund të “mburren” me të drejtë me numrin e golave të shënuar në të gjithë historinë e saj, plot 239 gola, të cilat parakalojnë Brazilin me 238 të tillë.
Një tjetër e dhënë që vlen për t’u përmendur është se kjo ishte fitorja e dytë radhazi më e larta e arritur, një “fotokopje” e asaj çfarë u pa në ndeshjen Gjermani - Brazil, e vitit 2014.

