Teuta sapo ka njoftuar se Harallamb Qaqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Njoftimin, klubi e ka bërë të ditur falë një postimi në rrjetet e tyre sociale, ku shkruajnë se bashkëpunimit me mbrojtësin i ka ardhur fundi.
"Blutë" kanë shprehur falenderimin për të gjithë kontributin e dhënë nga 32-vjeçari gjatë periudhës me durrsakët në "Abissnet Superiore, teksa i urojnë suksese në hapin e tij të radhës në karrierë.
Me Teutën, Qaqi i pati hapësirat e kufizuara duke luajtur vetëm në 4 ndeshje gjithsej, duke bërë që t'i vendosej "kapaku" kësaj marrëdhënie bashkëpunimi mes palëve.
Në klubet e mëparshme, futbollisti ka spikatur te nënkampionët e Elbasanit, teksa ka veshur po ashtu fanellën e Skënderbeut, Laçit, Kukësit, Kamzës dhe Partizanit në Shqipëri, si dhe të Drenicës në Kosovë. Në arenën ndërkombëtare, ai ka luajtur për Hellas Veronën, Barletën dhe Carpin në Itali, si dhe në Greqi me AEK-un e Athinës.
POSTIMI:
"KF Teuta njofton zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Harallmab Qaqi, i cili nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë.
Klubi e falënderon lojtarin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën blu, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.
???? Faleminderit, Harallmab Qaqi, dhe suksese në të ardhmen! ⚽️"
View this post on Instagram
