Vllaznia
Teksa i ka mbaruar kontrata me Vllazninë, qendërmbrojtësi shqiptar i Kosovës, Melos Bajrami është pa klub dhe në kërkim të një aventure te re profesionale.
Burime për media, bëjnë të ditur se 24-vjeçari është pranë kalimit te Spartak Trnava në Sllovaki.
Nëse ky transferim me parametra zero ndodh, do të ishte shans i madh që Bajrami të luante edicionin e ardhshëm në Conference League, pasi ekipi sllovak e ka siguruar “biletën” për këtë kompeticion.
Në edicionin që lamë pas, mbrojtësi në fjalë ishte titullar te Vllaznia, duke zhvilluar në totalë 38 ndeshje në të gjitha garat.
Poll
