Ashtu si Jasir Asani, edhe Regi Lushkja ka vendosur që të “braktisë” Iranin ku aktivizohet me ekipin e Tractor. Nga fotot e publikuara së fundmi nga klubi i Egnatias në stërvitje, shihet Lushkja krah lojtarëve rrogozhinas.
Si fillim, mesfushori ofensiv është bashkuar vetëm në stërvitje, për të qenë në formë për pjesën e mbetur të sezonit, nëse do të rifillojë, bazuar në situatat në Lindjen e Mesme.
Kujtojmë se 29-vjeçari u transferua gushtin e shkuar nga Egnatia te Tractor në Iran, për shumën e 250 mijë eurove. Gjithashtu në futbollin shqiptar ai ka luajtur edhe për Tiranën, Laçin dhe Besën e Kavajës.
Ndërkohë pritet të shihet si do të shkojë karriera e tij dhe nëse me Egnatian do të jetë më shumë se veç për stërvitje.
