Të dielën, Laçi U19 dhe Bylis U19 u përballën në stadiumin e Kurbinit, në kuadër të javës së 21-të të kampionatit të kësaj grupmoshe. Ky duel, përfundoi në barazim pa gola, pra 0-0.
Ndërkohë që është raportuar për incidente dhe dhunë pas përfundimit të ndeshjes. Klubi i Bylisit ka reaguar publikisht, duke treguar se zyrtarë të Laçit kanë goditur e dhunuar futbollistët e ekipit ballshiot.
REAGIMI:
FK Bylis dënon incidentin e ndodhur në Laç gjatë ndeshjes së kampionatit U-19, Laçi-Bylis. Gjatë gjithë lojës ka pasur tension, por sapo ka përfunduar ndeshja, dy zyrtarët e klubit kurbinas, Naim Halilaj dhe Kleo Laska, kur lojtarët po futeshin në tunelin e dhomave të zhveshjes kanë goditur, nigerianin Ahmed Ibrahim Adepoju dhe shqiptarin Mirlind Bahaj, duke i ofenduar dhe akuzuar se luajmë për Partizanin. Si klub dënojmë aktin e rëndë, sidomos kur ndodh në një kampionat moshash dhe ne, as nuk shitemi, e as blihemi, pasi jemi në garë. Faza “Play-Off”” sapo ka nisur dhe jemi brenda objektivit, kemi shanset tona dhe do të luftojmë deri në fund të garës.
View this post on Instagram




