Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinakëria e Kërnajës befason edhe Ilir Dajën, Toma dhe Skuka ngrohin stolin, xholi i sulmit erdhi nga mesfusha

Shkruar nga NEWSPORT
Dinakëria e Kërnajës befason edhe Ilir Dajën, Toma dhe Skuka
Oltijon Kërnaja

Oltijon Kërnaja i çuditi të gjithë me formacionin titullar që kishte hedhur në fushë për derbin ndaj Dinamos. Asnjë s’e priste që të dominonte për shumë minuta, e madje të fitonte 2-0.

Tekniku tropojan u tregua shumë “dinak” në lojën ofensive, duke lënë në stol sulmues “tipik” si Xhulio Skuka apo Rrok Toma. Edhe pse kishte dy 9-sha në stol, ai i besoi një mesfushori.

Ishte pikërisht Rowan Human, ai që bëri rolin e një 9-shi fals, duke qenë mjaft produktiv. Ai asistoi në golin e parë për të tijët, të shënuar nga Doumbia, teksa edhe pas ndeshjes u shpreh se u ndje mirë për detyrat sulmuese që i kishte dhënë Kërnaja.

 

Poll

Lexo gjithashtu