Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Motori” i mesfushës së Partizanit, Human pasi ekipi kapi “Final 4”: Jam shumë i lumtur, për këtë kemi luftuar!

Shkruar nga NEWSPORT
“Motori” i mesfushës së Partizanit, Human pasi ekipi kapi
Rowan Human

Partizani ka fituar në transfertë përballë Dinamos, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", autori i asistit te goli i parë Rowan Human.

“Faleminderit të gjithëve. Dua të falëndëroj për këtë mundësinë skuadrën, trajnerin dhe shokët e tjerë. Çdokush nga ne mund të ishte lojtari i ndeshjes sot, kemi luajtur shumë mirë, përfshi edhe portierin. Fitorja është për skuadrën.

5 fitore rresht Partizani? Ky ishte objektivi kryesor i skuadrës, për të qenë në katërshen e parë. Ne po luftojmë për këtë moment, është hera e dytë që ne e kemi këtë mundësi. Por tani jemi aty dhe duhet të luftojmë fort për të mbajtur këtë pozicion.

Roli si 9-sh fallco? Ma shpjegoi trajnerin rolin që do të kisha sot. Për të krijuar hapësira midis linjave, për t’i humbur vëmendjes së numrit 6 te kundërshtarët. Unë e shijova këtë gjë”, tha Human.

Poll

Lexo gjithashtu