Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Dinamos dhe ish-mesfushori i Egnatias, Pogradeci rikthen dy lojtarët në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Dinamos dhe ish-mesfushori i Egnatias, Pogradeci rikthen

Pogradeci ka bërë dy goditjen e radhës në merkato. Ditën e sotme, skuadra liqenore ka bërë zyrtare firmën me Artion Alillarin dhe Ildi Shytin. Sulmuesi, Alillari sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë, ndërsa ka vendosur të rikthehet sërish te Pograndeci, skuadër me të cilën ka luajtur edhe në të kaluarën.

Mesfushori Shyti pas aventurës me Egnatian edicioni e kaluar do të vazhdojë luajë në Kategorinë e Parë dhe ka pranuar ofertën e Pogradecit për t'u rikthyer sërish. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Pogradeci ka bërë me dije firmën me të dy lojtarët që do të bashkohen kështu në stërvitje me skuadrën dhe do të jenë gati për ndeshjen e parë të sezonit që do të nisë më 11 shtator.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga