Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Emisioni i 21-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”/ Nga “finalja” e Kombëtares kundër Polonisë te legjionarët! Në “lupë” edhe gara e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Emisioni i 21-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”/
Emisioni i 21-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”

Emisioni i 21-të i “Në Shtëpinë e Futbollit” u transmetua live sot në FSHF TV, nën moderimin e Lenida Halilaj. Të ftuar në studio ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Erind Resuli, dhe gazetari sportiv Alban Hasani.

Emisioni u hap me fanellat e reja të Kombëtares, të prezantuara zyrtarisht nga FSHF, një moment i veçantë që do të shoqërojë kuqezinjtë në një rrugëtim të ri, duke nisur nga ndeshja ndaj Polonisë.

Gjithashtu, më 26 mars, në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF do të organizojë për të gjithë tifozët një Fan Zone, e cila do të ofrojë transmetim live të ndeshjes, muzikë live me këngëtar dhe DJ, aktivizime promocionale, pije për tifozët dhe aktivitete të tjera. Të ftuarit ndanë mendimet e tyre për këtë event të veçantë për tifozët kuqezi.

Në studio u diskutua edhe për paraqitjet e legjionarëve kuqezi në arenën ndërkombëtare, si dhe për mundësitë e Shqipërisë për të synuar një vend në Kampionatin Botëror.

Pjesë e emisionit, nëpërmjet një lidhjeje live, ishte edhe futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani, i cili foli për emocionet e ndeshjes me Poloninë dhe shanset e Kombëtares për të synuar një kualifikim në Botëror.

Pjesa e dytë e emisionit u fokusua te përballjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, të përcaktuara nga shorti në “Shtëpinë e Futbollit”, si edhe te java e 27-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku gara për Final Four dhe për mbijetesë është bërë më e fortë se kurrë.

Trajneri i ekipit Kombëtar të Futsallit, Erind Resuli, foli gjithashtu për përgatitjet e Kombëtares në kuadër të raundit paraeliminator për Kupën e Botës në Futsall, ku Shqipëria do të përballet me Letoninë, Qipron dhe San Marinon nga data 9 deri më 12 prill 2026, në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Emisioni u mbyll me investimin infrastrukturor në Durrës, ku punimet janë drejt përfundimit në fushën pranë stadiumit “Niko Dovana”, duke krijuar një tjetër hapësirë moderne që do të jetë në shërbim të klubit dhe komunitetit sportiv.

Poll

Lexo gjithashtu