Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shifër “stratosferike”, Samir Mane i lë “targën” pronarit të Milanit! Miliarderi mund të bëjë “revolucion” në futbollin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Shifër “stratosferike”, Samir Mane i lë
Samir Mane dhe Gerry Cardinale

Në bazë të përditësimit të fundit nga revista amerikane “Forbes”, miliarderi shqiptar Samir Mane ka kapur shifrën e 1.9 miliardë dollarë, i 2.177-të në listën botërore të njerëzve më të pasur.

Nëse i referohemi pronarit të Milanit Gerry Cardinale, pasuria e të cilit arrin deri në 1.8 miliardë dollarë, çka do të thotë se protagonisti shqiptar mund të konkurrojë me elitat e futbollit botëror.

Mane si themelues dhe drejtues i “Balfin Group”, është shfaqur para disa javësh me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, teksa ky i fundit i sygjerojë biznesmenit për të investuar te ndonjë klub në vendin tonë.

Nëse diçka e tillë ndodh, fuqia financiare e Samir Manes, mund të ndërtojë një epokë historike për futbollin shqiptar, me investime strategjike, zhvillimin e akademive, e pasuar me “produkt” vendas dhe transferimin e lojtarëve me potencial të kalibrit shumë të lartë.

Skuadra e Skënderbeut “mburret” nga Shqipëria për përfaqësimin më dinjitoz në arenën evropiane të futbollit në nivel klubesh, faza e grupeve në Europa League, ndërsa prezenca në Champions League, ende mbetet “terren i pashkelur”.      

Poll

Lexo gjithashtu