Në podcastin “Flasim” të Edi Ramës sot ishte i ftuar kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli. Kreu i Bashkisë Kamzës foli për shumë çështje me kryeministrin dhe njëri prej tyre ishte edhe stadiumi dhe ekipi.
Rakip Suli dha lajmin e madh për tifozët, ku theksoi se stadiumi ka nisur të ndërtohet. Gjithashtu zbuloi se ekipi i Kamzës është ndërtuar dhe në dorë e ka marrë një ish-futbollist i Kombëtares.
Dhe bëhet fjalë për Andi Lilën, i cili ka ndërtuar kështu ekipin dhe ku do të synojë të marrë pjesë në kampionatet e ulëta për të siguruar edhe ngjitjen në kategoritë e larta.
“Ka nisur ndërtimi i stadiumit të Kamzës. Tribuna kryesorë dhe është në bashkëpunim për të qenë me standarte për të luajtur edhe ndeshje të rëndësishme. Po shikohet vazhdimisht edhe nga FSHF.
Skuadrën e kemi ngritur tani. 1 vit para se të shkoja unë ka qenë e dënuar. Arsyeja e dënimit, nuk ia vlen të merresh me të tani. Me Andi Lilën kemi bërë një kontratë, e ka marrë si skuadër Andi Lila. Do e ketë stadiumin normalisht pa pagesë dhe synojmë pastaj edhe ngjitjen”, ka theksuar kreu i Bashkisë Kamëz.
