Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF vijon investimet në infrastrukturë, dy fusha drejt përfundimit në qytetin e Gjirokastrës

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF vijon investimet në infrastrukturë, dy fusha drejt
Investimi i FSHF-së në infrastrukturë, Gjirokastër

Në Gjirokastër po merr formë një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën sportive, me ndërtimin e dy fushave me përmasa standarde, që pritet t’i japin një zhvillim të ri futbollit në këtë qytet.

FSHF në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës po punon intensivisht për finalizimin e projektit, që tashmë ka hyrë në fazën përmbyllëse. Aktualisht ka nisur procesi i shtrimit të tapetit artificial, një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të plotë të investimit.

Njëra prej fushave ka qenë ekzistuese dhe i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, ndërsa fusha e dytë është një investim i ri i FSHF-së në kuadër të projektit “100 fushat”, që synon përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin.

Ky investim do t’i shërbejë drejtpërdrejt komunitetit sportiv, të rinjve dhe akademive lokale, duke krijuar kushte moderne për stërvitje dhe zhvillim.

Poll

Lexo gjithashtu